Siç pritej/ Rikthehet koronavirusi në Kukës, ja sa raste janë sot

Ashtu siç edhe pritej, sot Kukësi është rikthyer në hartën e rasteve të reja të koronavirusit Covid 19.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë Kukësi, Hasi dhe Tropoja.

Duket se përgjigjet e tamponëve janë mbajtur deri më sot për tu bërë publik.

Sipas ministrisë në Kukës janë regjistruar 6 raste, 3 në Has dhe 2 në Tropojë.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë’, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *