• Sat. Apr 27th, 2024

Sigurimsat duhet të vetëdeklarohen, jo të kandidohen -Nga Sokol Kolgjini

Mendoj se ish-sigurimsat kan qenë, e mjerisht edhe janë, 2 llojesh:

– ata që kan punue me dëshirë dhe
– ata që i kan detyrue me bashkëpunue si sigurims.

Nëse kjo qëndron atëhere:
– Sigurimsat që kan punue me bindje, duhet me u vetdeklarue se kanè punue me dëshirë dhe mendojnë se kan ba gjanë e duhun, e le të na bindin edhe ne për këtë nëse munden. Nëse sot kan ndryshue mendim, prapë le të dalin dhe të vetdeklarohen se ishin gabim, e se tash janë pendue. Pendesa asht fisnikëri.

– Ata që e kanë ba kët punë me detyrim, po ashtu duhet me u vetdeklarue se janë kanë nën presionin e diktaturës dhe rrethanave që ajo u krijonte, e kështu munden me shfaqë pendesë dhe me ba apologjinë e tyne.
Pra, në të dyja rastet këta duhet me u vetë-deklarue.

Aaa, nëse këta nuk duen me u vet-deklarue por duen me përfitue prapë, e pa asnjë pendesë duen me hy edhe nëpër lista deputetësh e kryebashkiakësh, atëhere këtu situata bahet e rrezikshme, e për kët, dikush tjetër duhet me i deklarue ata si pjestarë të listave të sigurimit. Në të kundërt, këta munden me na përsëritë të njëjtën situate të kohës së tyne por me metoda ma të sofistikueme, thjesht duke i ndrrue vendin diktaturës së proletariatit me diktaturën e oligarkisë, e kështu me rradhë, gja që duket se pjesërisht na ka ndodhë e po vazhdon.

Duke parandje këtë rrezik, po mendoj se e keqja ma e madhe që partitë politike munden me i ba vendit asht përfshimja e këtyne kategorive të kamuflueme në çfardo lloj liste.

Këtë mendim po e shpreh duke u nxitë prej nji publikimi në një gazetë online të një liste me emna kandidatësh për deputetë dhe kryetarë bashkishë që qenkan propozue direkt prej antarsisë (PD), gja që më bindi ma shum se ma e randsishme asht që listat e partive të mos jenë të ish-sigurimit të shtetit sesa të jen të hapme ose të mbyllme.

Kjo hapje, në kët mënyrë, duket se faktikisht veç ka hapë mundësinë që ish-sigurimsat të ndikojnë me i ba listat siç u intereson, mos të bien në sy që e kan ba ata dhe njëkohësisht ta shpërndajnë përgjegjsinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *