Situata në Majën e Rrunës, Mbrojtja Civile: Vatra ende problematike

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Preferkturën e Kukësit ka dhënë informacion për situatën e zjarrit. Bëhet me dije se vazhdon të jetë problematike vatra në Majën e Rrunës, pavarësisht ndërhyrjeve.

Sipas Mbrojtjes Civile, vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe mbajtja nën kontroll e vatrës.

“Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e DMR-së Kukës për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës.

Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe mbajtja nën kontroll e vatrës së zjarrit,” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *