• April 23, 2024 8:12 am

Sot 4 raste të reja me koronavirus në Kukës

Janë 4 raste të reja me koronavirus në Kukës.

Kjo gjë u bë e ditur nga ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm të rasteve.

‘Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar’, tha ministria e Shëndetësisë.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *