
Komisioni Qendror i Zgjedhje do të testojë sot në Kukës, pajisjen që do të identifikojë votuesit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës ‘Hasan Prishtina’.
Ka qenë vetë KQZ-ja që ka njoftuar për testimin.
Njoftimi i KQZ-së:
Ditën e Enjte, datë 4 mars 2021, në orën 12:30, KQZ do të demonstrojë Pajisjen Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve (PEI).
Për të prezantuar mënyrën se si pajisja do të funksionojë në ditën e votimit, do të simulohet procesi i votimit.
Korrespondentët tuaj në Kukës mund ta ndjekin aktivitetin dhe demonstrimin e funksionalitetit të PEI.
Gjithsesi, për median e cila nuk ka korrespondentë në Kukës, pas aktivitetit do t’ju dërgojmë pamje të realizuara nga kamera e KQZ-së.
Demostrimi i Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve në qytetin e Kukësit do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës, në orën 12:30.