Sot përballja me Skëndërbeun, fitorja është detyrim për Kukësin

Në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës sot zbresin në fushë Kukësi e Skënderbeu, në kuadër të javës së 17-të të Abissnet Superiore.

Verilindorët do të kenë në fushë vetëm Emiljano Mustën nga afrimet e janarit.
Kundër korçarëve fitorja është detyrim, sidomos pasi e kanë nisur vitin me humbje ndaj Dinamos.

Një motiv ekstra për të fituar është edhe ruajtja e hapit në garën për titull. Laçi rival dje i mori pikët e plota dhe djemtë e Longo do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë sot.

Nga ana tjetër edhe Skënderbeu i ka jetike pikët. Kastrioti e Egnatia, që janë rivalët e tyre, kanë marrë nga një pikë këtë javë dhe korçarët do tentojnë me çdo kusht të mos dalin pa pikë kundër Kukësit.

Skeda:
FK KUKËSI – KF SKËNDERBEU
JAVA 17
SUPERSPORT 3
23/01/2022
ORA 16:45
“LORO BORIÇI”
SHKODËR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *