
Pas disa ditësh më raste të shumta nga Kukësi, sot numri i personave të infektuar ka pësuar rënie.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, sot ka qenë vetëm 1 rast në Kukës, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast në Has dhe Tropojë.
‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas’, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.