Stadiumi i Kukësit peng i zaptimit dhe shkatërrimit të palestrës së mundjes dhe të lojërave me dorë

Stadiumi i Kukësit që është duke u rindërtuar, prej javësh ka mbetur në vend.

Pas përfundimit të pjesës së tribunës qendrore, nuk punohet më. Shkak është bërë një vendin arbitrar dhe i një anshëm i bashkisë së Kukësit dhe presidenti të nderit të F. K. Kukësit, Safet Gjici.

Për të zgjeruar stadiumin dhe për të marrë disa hapësira të reja, bashkia ka vendosur të shkatërrojë palestrën e lojërave me dorë, që ndodhej ngjitur me anën perëndimore të stadiumit.

Nuk do të kishte asgjë të keqe, që stadium i Kukësit të zgjerohej dhe të bëhej më i madh e të kishte më shumë ambiente të reja.

Por mënyra se si është marrë vendimi për zaptimin dhe shkatërrimin e palestrës, ka qenë komplet arbitrare.

Pa pyetur askënd, bashkia dhe firma ndërtuese kanë shkatërruar palestrën, duke nxjerrë në rrugë të madhe të gjithë sportistët që stërviteshin aty, sidomos mundësit e Kukësit që janë kampionë dhe rekordmenë.

Palestra së bashku me stadiumin e lojërave me dorë janë në pronësi të federatës së Lojërave me Dorë.

Me të marrë informacione për shkatërrimin e palestrës, kjo federatë ka bllokuar punimet e stadiumit. Dhe prej atij momenti asnjë punim nuk është bërë në stadiumin e Kukësit.

Luma Post kontaktoi me Bashkinë e Kukësit, të cilët deri më tani nuk kanë dhënë asnjë reagim në lidhje me çfarë do të bëhet me stadiumin dhe shkatërrimin pa një vendim të palestrës së lojërave me dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *