• April 20, 2024 5:38 am

Stafi teknik/ Këta janë njerëzit që do të drejtojnë Kukësin këtë sezon

Skuadra e Kukësit ka vijuar nga puna për ndeshjen që do të luajnë në Europa League ndaj Slavia Sofia në 27 gusht.

Verilindorët janë transferuar në Tropojë aty ku po kryejnë një mini-fazë përgatitore në mënyrë që të jenë gati për ndeshjen europiane.

Në faqen zyrtare në Facebook, Klubi i Kukësit ka publikuar edhe stafin teknik. Me në krye trajnerin Skënder Gega, kuksianët kanë në përbërjen e tyre Rrahman Hallaçin si zv.trajner, Florian Ristanin si trajner portierash si dhe Ilir Selimin si përgatitës atletik.

Ristani ka punuar edhe te Partizani me trajnerin Gega dhe ka qenë një dëshirë e trajnerit Gega për të pasur në staf.

Gjithashtu edhe Ilir Selimi është mjaft i njohur në Kategorinë Superiore pasi ka punuar te Skënderbeu, Teuta dhe te Kombëtarja U-21.

Kujtojmë se Kukësi ka programuar të enjte në 17:00 një test miqësor me Kastriotin, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës.

Miqësorja është testi i parë për verilindorët , që do të luajnë sezonin që vjen në Kategorinë Superiore.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *