
Banorët e Kukësit nuk kujdesen shumë për shëndetin e tyre, ose të paktën këtë tregon një studim i INSTAT.
Sipas të dhënave, banorët e Kukësit kishin numrin më të ulët të kontakteve me mjekun e familjes në rang vendi me vetëm 1,9 vizita për banorë më 2020.
Pas Kukësit vjen Durrësi me 2 kontakte për banorë.
Sipas të dhënave të INSTAT, qytetarët e Dibrës kishin numrin më të madh të kontakteve me mjekun.
Mesatarisht në vitin 2020 një banor i qarkut kontaktoi mjekun e familjes në shërbimin parësor 3.7 herë.
Të dytët për numrin e madh të vizitave ishin qytetarët e Gjirokastrës me 3.5 vizita për banorë. Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend e për rrjedhojë ka më shumë të sëmurë kronike që kërkojnë shërbime më të shpeshta shëndetësore.
Më tej rendin banorët e Lezhës me 3.3 kontakte me mjekun e familjes gjatë vitit.