• April 20, 2024 3:22 pm

Të braktisur nga bashkia, banorët e lagjes së re ngrihen në protestë për rrugën

Disa kohë më parë disa kamionë me zhavorr u hodhën në rrugën plot me gropa të lagjes së re në Kukës, dhe në media u propagandua si një investim i bashkisë për të rregulluar këtë segment rruge.

Por siç ndodh zakonisht, pak shi dhe më pas dëborë, e bënë këtë rrugë më keq seç ishte, duke thelluar gropat që rrinë të mbushura plot me ujë.

Për këtë arsye banorët e lagjes së re e njohur me emrin ‘Bozhe’, janë ngritur pasditen e djeshme në protesta për vete dhe rrugën e tyre.

Gjatë protestës ata janë shprehur se është bërë shumë e vështirë kalimi në këtë rrugë, e cila është e mbuluar nga uji, balta e gropat.

Fëmijët të rriturit e të moshuarit detyrohen të përshkruajnë çdo ditë këtë rrugë. Ata pohojnë se janë 300 shtëpi që kalojnë në këtë rrugë.
Kjo rrugë ka një gjatësi prej 1 kilometër dhe lagja e re është krijuar pas viteve ’90 me lëvizjen demografike të popullsisë nga zonat rurale, në drejtim të atyre urbane.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *