Të gjithë kundër, ura e re mbi Drin në Kukës ‘izolon’ qytetin

Projekti i Urës së Re mbi lumin Drin i Zi në hyrje të qytetit të Kukësit, si pjesë e rrugës së Kombit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Kukësit, shoqërisë civile, biznesit dhe madje edhe vetë Bashkisë së qytetit.

Projekti parashikon shmangien e hyrjes në Kukës përmes urës ekzistuese dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi të madh në Gostile, duke e orientuar trafikun drejt qendrës së qytetit.

Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor, kërkon reagimin e qytetarëve dhe pushtetit lokal, pasi ky projekt do të sjellë pamundësimin e jetesës në këtë qytetit.

Ky projekt ka ngjallur reagimin edhe të komunitet të biznesit në Shkodër. Po ashtu, edhe Bashkia e Kukësit është në të njëjtën linjë shqetësimi me banorët dhe grupet e interesit të qytetit verior.

Tanimë pritet që shqetësimit e grupeve të interesit në Kukës, të marrin një përgjigje nga Ministria, në lidhje me projektin që ka shqetësuar të gjithë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *