Të mbijetosh në “Londrën e vogël” shqiptare

Në qytetin e vogël të Hasit ndodhet një bar që quhet “Britain Resto Longue”, ku janë vendosur foto të Mbretëreshës Elizabeth II, por edhe kabina ikonike e kuqe e telefonit dhe e mbushur me targa të vjetra makinash britanike, çka të bën të mendosh për një çast se je në Londër.

Nëse rreth e qark teje nuk do të shikoje malet e larta, ti mund të ngatërrohesh mjaft lehtë dhe të mendosh se je në kryeqytetin britanik.

Por jo, gaboheni, pasi këtu jemi në Has, qyteti i vogël shqiptar, që ndodhet në verilindje të Shqipërisë, aty ku të duket vetja si në një “Londër të vogël”, si një homazh për shtetin që ka marrë mijëra prej qytetarëve të saj, përkundrejt planit të qeverisë britanike për të reduktuar numrin e tyre.

Kjo qytezë e vogël me rreth 22 mijë banorë është ndërtuar me paratë e dërguara nga banorët e saj që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, kjo për një jetë më të mirë.

Në një artikull të Daily Mail, përmenden edhe akuzat e ndërsjellta mes dy vendeve tona, ndërsa citon edhe Kryeministrin Rama, referuar deklaratave të tij ndaj qeverisë britanike, pas akuzave të kësaj të fundit për një “pushtim” të Britanisë nga emigrantët shqiptarë.

Shumë prej rezidentëve të kësaj zone thonë se ata zgjedhin të shkojnë në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë. Shqiptarët renditen ndër të parët grupime të vogla që kalojnë në masë kufirin nëpërmjet varkave, referuar statistikave të qeverisë britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *