• April 23, 2024 11:25 am

Të mblidhemi krejt njerëzit normalë për të larguar këtë qeveri-Nga Sokol Kolgjini

Referuar situatës në të cilën ndodhem, kur aktualisht po përballemi me një shtet të vendosur në mënyrë paralele që nuk funksionon me ligje dhe me rregulla, por funksionon me urdhra, tipar dallues i shteteve diktatoriale, normal.

Dhe që e bën si shtet mafioz në këtë mënyra, pra që nuk funksionon rregulli por funksionon urdhri i një eprori, në varësi të asaj çfarë ju intereson, oligarkisë së tyre.

Unë besoj që nuk duhet të ngushtohemi tek pyetja e thjeshtë se “Çfarë do të bëjmë”?

Unë besoj që në këtë situatë dihet se çfarë do të bëjmë, ne do ta rrëzojmë këtë shtet, me çdo kusht. Sepse ky pushtet aktual që kur ka marrë pushtetin në mënyrë disi të dyshimtë dhe në prezencën e jo dashamirësve shqiptarë. Në vijueshmërinë e tij ka shkatërruar ekonominë shqiptare, ka shkatërruar interesat kombëtare shqiptare. Duke dalë kundër jo vetëm interesave juridike të Shqipërisë por të interesave shqiptare në tërësi, pra të Kosovës dhe të çdo rajoni tjetër të populluar nga shqiptarë. Në këtë mënyrë siç kanë vepruar serbët në Kosovë, për shpopullimin e tyre, këta po punojnë për shpopullimin e trojeve shqiptarë edhe në Shqipërinë londineze.

Unë jam biznesmen jo oligark, të jeni të sigurt për këtë dhe kemi vështirësi për punonjës për faktin se disa punonjës që kemi përgatit vetë nuk janë më këtu, kanë ikur në Gjermani, një pjesë e tyre në Angli, meqë Kuksianët e kanë këtë tipar dallues…

Në këtë situatë unë besoj se nuk kemi pse të ndalemi më vetëm në “Çfarë do të bëjmë” por se “Si do ta bëjmë”!?

Sepse që duhet ta bëjmë këtë gjë, që në çdo mënyrë ta heqim nga qeverisja këtë qeveri të papërgjegjshme , unë besoj që duhet ta bëjmë patjetër. Në diskutim është se si, pra mënyra se si.

Nëse më lejoni, unë po ju falënderoj dhe për kohën pak, po jap një mendim se si e mendoj unë këtë gjë:

Nuk mendoj se kjo do të bëhet me protesta të shoqërisë civile, sepse shoqëria civile në Shqipëri është e kapur, ne e dimë që është e kapur.  Nuk mendoj se do të bëhet as me protesta çmimesh, dhe (me atë që unë e përshëndes Aulonin që i ra në pikë problemit) që disa manipulator dalin dhe bërtasin aty se “kemi vetëm probleme ekonomike, çmimi u rrit nuk u rrit”. Edhe natyrisht e tjetërsojnë edhe vetë protestën duke e bërë politikën si të pandershme nëse merresh me ta. Atëherë nëse nuk do të merresh me politikë pse merren vetë me politikë, këta politikanë që thonë mos u merrni ju?!

Nuk mund të trajtohet kështu. Çdo lëvizje e qytetarëve është politikë, ne e dimë që nga lashtësia këtë gjë. Nuk mund të themi që s’është politikë. Çdo lëvizje është politikë.

Një qytetar që reagon kundrejt një të drejte të veten natyrisht që ai po bën politik. Natyrisht apo tërthorazi ai po e bën këtë gjë. Në këtë mënyrë unë mendoj se prapë ka shumë vështirësi edhe të marrësh pushtetin me vota. Sepse ne e dimë që votat i kanë vjedhur dhe blerë. Atëherë do i vjedhin dhe do i blejnë prapë.

Atëherë… si mendoj unë se mund të bëhet kjo gjë, po jap një mendim në mënyrë modeste dhe natyrisht shpresoj që të mos më keqkuptoni:

Duhet një hapje reale e opozitës. Një hapje reale e opozitës dhe bashkëpunim me këdo që bie dakord me këtë gjë themelore, rrëzimin e qeverisë aktuale nga pushteti. Në 2013 më kujtohet një shprehje e një personi që është në media, që doli me shprehjen “Të mblidhen gjithë qelbësirat vetëm ta rrëzojmë nga pushteti qeverinë aktuale” etj etj. Unë besoj se duhet t’i tjetërsojmë diçka kësaj: “Të mbledhim gjithë njerëzit normalë të këtij vendi,  të gjithë intelektualët e këtij vendi, dhe të rrëzojmë qelbësirat nga pushteti” sepse ata e morën dhe nuk po e lëshojnë. Faleminderit!

Fjala e mbajtur në takimin “Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë”

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *