• Thu. Apr 25th, 2024

Te pranosh humbjen është akt normal!- Nga Ibsen Elezi

Në kuvendin e 30 prillit isha në listën e kandidatëve për këshillin kombëtar.

E pranova kandidimin për faktin se që nga 2017 kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme garën si mjet zgjidhje.

Duke patur parasysh pozicionin tim oponent me modelin Basha dhe se fundmi me rimodelimin Berisha, për arsye thelbësisht parimore dhe të bazuara vetëm në fakte të njohura publikisht, është normale që pjesa më e madhe e delegatëve që kanë ardhur si rrjedhoje e frymës Berisha të mos më votojnë.

Shtoj kësaj faktin që unë nuk lobova individualisht, humbja në këto votime është diçka normale dhe e pranueshme.

Ajo çfarë nuk shkon në këtë proces nuk ka të bëjë me personin tim, ka të bëjë me produktin e listës.

Nëse unë apo kritikë të tjerë nuk fituam për këë arsye, si mund të fitojnë ata që në 8 janar dhe 6 mars ushtruan dhunë e nuk lanë fjalë fyese pa thënë ndaj po këtyrë delegatëve.

Si është e mundur që këta delegatë demokratë falin për hir të “bashkimit” dhunuesin dhe nuk falin kritikuesin?!

Si ka mundësi falin persona të diskretituar publik me qëndrimet e tyre qesharake kaq vjeçare?!

Si ka mundësi që nga një grup shoqëror apo familjar zgjidhen më shumë delegat se nga një zonë e tërë si Vlora apo Shkodra, se Kukësi me zero s’ka si hyn në krahasim?!

Përgjigja është e thjeshte, e gjeni të deklarimi i Edi Palokës, Albana që drejtonte procesin dhe Muli që e organizonte janë dy figura të diskredituara që kanë manipuluar disa procese zgjedhore që nga 2017.

Janë dy figura që duheshin përjashtuar në mënyrë ceremoniale për krimin e shëmtuar të manipulimit të votës dhe jo t’ju besohej procesi në kuvendin e 30 prillit.

Shëmtia e kuvendit nuk ishte moszgjedhja e disa figurave që kanë mbajtur qëndrime dinjitoze në kaq e kaq vite, se fundja është garë dhe dikush do humbe, shëmtia ishte zgjedhja e disa figurave të diskredituara që as duhej të ishin në garë.

Për këtë tradhëti ndaj kuvendit të 11 dhjetorit, përgjegjësinë kryesore e ka vetë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *