Të tjera infektime/ Koronavorusi i merr jetën tropojanit

Një tjetër qytetar nga Tropoja ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 88-vjeçar i cili ishte i shtruar në spitalin Covid-2, Sanatoriumi.

Ndërkaq në Tropojë janë shënuar edhe 2 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq në Kukës dhe Has nuk janë raportuar raste të reja.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë,

16 në Fier,

14 në Krujë, Gjirokastër,

13 në Durrës,

11 në Kavajë,

10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë

8 në Peqin,

7 në Elbasan,

4 në Shkodër, Kurbin,

3 në Tepelenë,

2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani maskën në mënyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 288

Të shëruar ne 24 orë 51

Të shtruar në spitale 280

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1304

Testime totale 118329

Raste pozitive 19,445

Raste të shëruara 10,705

Raste Aktive 8260

Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4247

Durrës 779

Fier 535

Shkodër 498

Korçë 490

Lezhë 388

Elbasan 369

Vlorë 321

Berat 237

Kukës 184

Gjirokastër 119

Dibër 93

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *