
Kukësi ka marrë lajmin e mirë në prag të përballjes kundër Wolfsburgut e vlefshme për eliminatoret në Europa League.
Klubi verilindor njofton se asnjë futbollist dhe anëtar i klubit të Kukësit nuk është infektuar me kooronavirus.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme!
FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test!
Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit! Ndeshja ndaj Wolfsburg do të zhvillohet të enjten në ‘Air Albania Stadium’, nga ora 20:00.