• April 19, 2024 1:46 pm

Thatësira, probleme të furnizimit me ujë të pijshëm në Kukës

Banorët e qytetit të Kukësit, veç temperaturave të larta po përballen këto ditë edhe me oraret e reduktuara të furnizimit me ujë nga rrjeti i ujësjellësit.

Që prej një muaji, pakësimi i prurjeve ka ndikuar edhe në oraret e furnizimit me ujë të pijshëm në lagjet e qytetit.

Kjo situatë i ka rikthyer banorët e qytetit tek bidonat si dhe gjetjen e burimeve ujore për sigurimin ditor të ujit të pijshëm.

Thatësira e tejzgjatur ka kufizuar burimet ujore, të cilat ndodhet në ditët më të këqija ndërsa lidhjet e paligjshme, shpërdorimi i ujit dhe defektet në rrjetin e ujësjellësit  duket se e vështirësojnë edhe më tej situatën.

Gjatë aksionit të ndërmarrë, në korrik dhe gusht task-forca e ujësjellës kanalizime ka prerë me qindra lidhje të jashtëligjshme.

Furnizimin me ujë të pijshëm do ta zgjidhte vetëm realizimi i dy projekteve të investimit në ujësjellës e njeri prej të cilëve sipas Bashkisë Kukës do të nisë shume shpejt e ka të bëje me zgjerimin e kapacitetit bartës në tunelin e Kolesjanit, burimi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm i qytetit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *