• April 19, 2024 9:37 pm

Tifozë pushtuan fushën e stadiumit të ri, Kukësi gjobitet nga Disiplina

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar teksa bie në sy dënimi me gjobë i Kukësit në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në impiantin e ri “Kukës Arena”.

Ndërkaq, dënimet e tjera lidhen me kategoritë inferiore ku nuk mungojnë edhe pezullimet afatgjata, ndërsa hapet hetim për ndeshjen Bulqiza-Veleçiku e përfunduar me rezultatin 0-15.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008.

FC Internacional Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Klosi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Renaldo Baba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i SHS Albpetrol, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i A.F. Luftëtari, Aboubacar Soumah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Tirana B U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Klosi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i Albanët U-15, Alban Miftari, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Donbosko AK- U-15, Oltijon Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *