
Lajme të këqija vijnë edhe gjatë ditës së sotme nga ministria e Shëndetësisë.
Një tjetër kuksian ka humbur jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi, duke e çuar në 10 numrin total të viktimave në qarkun e Kukësit.
Bëhet fjalë për një 78-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin Covid-2 tek Sanatoriumi.
Një ditë më parë humbi jetën një grua 66-vjeçare nga Kukësi.
‘Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.