• Thu. Apr 25th, 2024

Tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës nuk u janë kompensuar kuksianëve. Edhe pse kanë vite që kërkojnë të drejtën e tyre, shumë herë ata janë mashtruar nga qeveritë.

Edhe pushteti lokal gjithmonë i ka gënjyer dhe asnjëherë nuk u ka zgjidhur punët.

Për këtë arsye, shoqata e pronarëve të tokave të përmbytura, sot i është drejtuar me një kërkesë kryebashkiakëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Shoqata kërkon që të ulen në diskutime dhe të dalin në një vendim politik për këtë situatë dhjetëra vjeçare.

Shoqata kërkon një zgjidhje para nisjes së fushatës elektorale, pasi u është premtuar prej 7 vitesh, por askush nuk ka bërë zgjidhje.

Edhe Safet Gjici është shprehur se kjo situatë e ka vëmendjen e bashkisë, por në këtë kohë pandemie nuk pritet të zgjidhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *