• Tue. Apr 23rd, 2024

Një 54-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi tentoi të futej në Kosovë me rreth 6 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës marihuana ishte e ndarë në 15 pako dhe ishte fshehur te motori i veturës Seat.

Droga ishte fshehur në pjesën e përparme të motorit të automjetit të futura në qese najloni. Zyrtarët kufitarë në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale që ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovë, kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganorë, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6 kg.

Në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e Forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

Personi me inixiale E.L. akuzohet për veprën penale: Blerja, shpërndarja, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e substancave narkotike, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *