• Thu. Apr 25th, 2024

Trajneri i Kukësit: Ne duam vetëm 3 pikët me Dinamon

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Dinamon, ku u shpreh se synimi i skuadrës verilindore është marrja e tri pikëve.

Dinamo – “Dinamo është ngjitur këtë vit, por ka traditë. Ka një ekip të mirë. Mos të harrojmë që ka një ekip të mirë. Është një ekip që pretendon titullin kampion, por aktualisht është në presion. Nëse nuk fiton nesër, atëherë do jetë një problem për ta pasi ka bërë investime të mëdha.

Presioni i Dinamos – “Për sa i përket presionit të jashtëm, ata janë të detyruar të fitojnë. Ne jemi të detyruar të fitojmë vetëm për shkak të mentalitetit që kemi. Nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëjmë.”

Grupi – “Nuk dua ta gjykoj Dinamon. Kukësi ka më shumë sepse është një grup. Ndoshta mund të ndalim si grup, por asnjëherë nuk na ndalin për mentalitetin që kemi. Kampionati është shumë i fortë. E pamë në sezonin e fundit, pasi pati pak diferenca mes skuadrave. Në fillim nuk i kishim balancat. Kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo ekipi.”

Kukësi – “Ne jemi një ekip sulmues e këtë e tregojnë edhe statistikat. Unë jam i fundit që kam ardhur. I respektoj të gjithë. Jam i lumtur me lojtarët e mi. Ajo që do sugjeroj është që të gjithë të jemi bashkë. Ka shumë lojtarë që meritojnë ekipin Kombëtar. Fakti se mund të luajnë ndeshje jashtë ndikon shumë. Unë i kam kërkuar lojtarëve që të jenë vetja”, përfundoi Longo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *