• April 19, 2024 2:22 am

Tre tifozë kuksianë nën hetim, për pushtimit të fushës pas ndeshjes me Partizanin

Policia e Kukësit ka marrë nën hetim tre tifozë të Kukësit, pas incidenteve të ndodhura në ndeshje me Partizanin.

Ekipi i Kukësit humbi me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen me Partizanin, duke sjellë reagimin e tifozëve që pushtuan fushën.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Ushtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022,  në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit:

A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *