
Ashtu si çdo vit tregu në qytetin e Kukësit edhe këtë sezon ka më pak blerës edhe pse çmimet janë favorizuese ndonëse me një rritje të lehtë të perimeve.
Kjo pranohet nga tregtarët dhe qytetarët kuksianë.
Rënia e fuqisë blerëse mund të ketë ardhur edhe nga pasojat e situatës me covid-19 ku ekonomia e qytetarëve po bie çdo ditë dhe në Kukës thuajse është e përvitshme dhe e pashpresë.
Edhe mungesa e vendeve të punës dhe mbyllja e kufijve ka ndikuar që shumë qytetarë të mos kenë mundësi për të shpenzuar shumë para.