• April 20, 2024 2:53 pm

Tregut i Kukësit jashtë funksionit, tregtarët: Po falimentojmë

Feb 25, 2022

Prej vitit 2007, atëherë edhe kur përfundoi tregu agro-ushqimor i qytetit të Kukësit, nuk është vënë dorë për rehabilitimin e saj. Pjesa më e madhe e hapësirave të brendshme të njësive tregtare janë jashtë funksionit ndërsa një pjesë e cila funksionon, ka pak punë. E për pasojë, fuqia blerëse bie çdo ditë, duke rënduar tregtarët që e nisin ditën dhe e mbyllin atë me fare pak punë.

“S’ka siguri, s’ka njerëz të blejnë. Dobët shumë. S’ka kush të blejë, s’ka njerëz. Malli po prishet, ngrica, i ftohti, dielli.”-thotë një tregtar.

“Të gjithë shesin nëpër lagje. Ky duhet të jetë tregu kryesor. Duhet ndryshuar tregu. Njerëzit po ikin, punë s’ka kurrkund. S’ka shitje.”-thonë dy tregtarë të tjerë.

Stina e ftohtë e dimrit, është një tjetër shqetësim për tregtarët, e kjo për mungesë të kushteve për ruajtjen e mallit. Pjesa dërrmuese e fruta-perimeve ngrin dhe shkon dëm.

“Magazinat, i plotësojnë pak a shumë kushtet, pjesa tjetër në pluhur, në shi, në borë, sipas stinës. Sa i përket këtu, vetëm dimri është i vështirë se ngrin malli. Periudha shumë e ftohtë, kemi hedhur shumë mall. Janë ngrirë, kemi pas mall të hedhur. Përveç magazinave, pjesa tjetër janë të papërshtatshme. Klienti synon te magazina, jashtë ndryshon.Duke parë që s’ka punë, edhe nuk i plotësojmë dot. Drejt falimentit pjesa më e madhe.”-thotë një tjetër tregtar.

Bashkia e Kukësit nuk ka fonde për të ndërtuar një treg të mirëfilltë ndërkohë që për aktualin paguan qira për truallin duke rënduar më shumë situatën. Kryetari i bashkisë Safet Gjici, thotë se po punohet për projektimin e tregut agro-ushqimor dhe dy tregjeve të tjera për të marrë financimet nga qeveria.

“Ne i kemi si projekte, na mungojnë fondet. Kemi fol me Urbanistikën. Tregjet duhen sistemuar. Do bëjmë projektet e studiuara mirë, ku do bëhen. Edhe ai ushqimor është me qira. Të ardhura shumë pak. Prandaj, tregu i gjësë së gjallë diku tjetër. Kemi disa prioritete.”-tha Gjici.

Tregu agro-ushqimor, u ndërtua nga Ministria e Bujqësisë, përmes Bankës Botërore me një fond prej 470 mijë dollarësh, ndërsa aksionet u ndanë mes asaj dhe Ministrisë së Financave. Rreth vitit 2017, i kaloi Bashkisë Kukës, në pronësi, por me një mal me borxhe.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *