• April 20, 2024 2:23 pm

Marleo, Ajla dhe Anea janë trinjakët që kanë ardhur sot në jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, duke sjellë një gëzim të trefishtë për familjen Qema nga Hasi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu e shoqëron foton e trinjakëve me lajmin se familja ka përfituar dhe 360 mijë lekë të reja që njihet si ‘çeku i bebes’.

Familja nga Hasi ka përfituar 120 mijë lekë të reja për secilin nga tre fëmijët e porsalindur, duke e çuar në 5 numrin e fëmijëve në familje.

Sipas ministres nga vitit 2019 kur nisi programi i bonusit të bebes,  më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000 për fëmijën e parë deri në 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Pavarësisht se qeveria synonte të rriste numrin e lindjeve me këtë iniciativë, sërish numri i lindjeve të reja ka ardhur në rënie në krahasim me një vit më parë.

Për vitin 2019 në Shqipëri ka pasur 28 561 lindjeje ndërsa në vitin 2018 pati rreth 400 lindje më shumë kurse në 2017 erdhën në jetë mbi 30 800 fëmijë.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve gjatë 2019 është Tirana me 9 321 fëmijë të ardhur në jëtë, ndjekur nga Durrësi me 3 080 dhe Elbasani me 2 768. Ndërsa qarku me numrin më të ulët të lindjeve është Gjirokastra me vetëm 506 fëmijë, ndjekur nga Kukësi me 1 103 dhe Berati 1 147.

Në raport me numrin e vdekjeve gjatë 2019 ka pasur gati 22 mijë vdekjeje, një numër thuajse i njëjtë me 2018 (21 804).

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme më të shpejta se parashikimet, si rrjedhojë e rënies së lindshmërisë, por edhe emigracionit.

Sipas një raporti të OKB-së, Shqipëria pritet të humbasë 25 për qind të popullsisë deri në vitin 2050, pasi politika e 30 viteve të fundit nuk ka mundur ta ndalë emigracionin dhe uljen e lindshmërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga viti 2010 deri në vitin 2019 kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së, 219 mijë shqiptarë, 80% e të cilëve të moshës nën 34 vjeç. Arsyet e dhëna nga ta, në sondazhe lidhen me papunësinë dhe mungesën e shpresës.

Censusi i fundit i bërë në vend një dekadë më parë referoi se popullsia ishte 2.8 milionë (po aq përllogaritet të ketë qenë dhe numri i popullsisë deri më 1 janar 2020 sipas të dhënave të INSTAT) ose 350 mijë banorë më pak se në vitin 1989.

Lindjet, vdekjet dhe shtesa natyrore

Vitet         Lindje    Vdekje Shtesa natyrore

2017       30,869  22,232  8,637

2018       28,934  21,804  7,130

2019       28,561  21,937  6,624

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *