• April 19, 2024 11:10 pm

Tuneli dezinfektues, Bashkia Kukës: Shumë shpejt do të riaktivizohet

Tuneli dezinfektues i vendosur në hyrje të tregut agro-ushqimor të qytetit të Kukësit si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe këtë të hëne ishte jashtë funksionit.

Bashkia Kukës përmes Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, Granit Gjana, bën të ditur se tuneli ka një problem teknik për shkak të vjedhjes së disa pajisjeve dhe se shumë shpejt do të riaktivizohet.

Funksionimi i këtij tuneli dezinfektues do të zvogëlonte riskun e infektimit nga virusi COVID-19 për tregtarët dhe qytetarët që e frekuentojnë gjatë ditës të cilët nuk zbatojnë masat anticovid.

Tuneli i dezinfektimit u vendos në kohën e karantinës dhe pas vendosjes së kordonit sanitar dhe shenjave orientuese për distancimin fizik të blerësve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *