
Shqiptarët e Kosovës kanë shpëtuar sezonin turistik në Shqipëri.
Ndonëse shpesh agjencitë dhe hotelet i përqeshin pushimtarët ‘Bukë dhe domate’ shqiptarët nga Kosova kanë mbajtur gjallë sektorin e turizmit këtë verë.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.
Kjo shifër është 3.56% më e lartë se e gushtit të vitit kaluar, periudhë në të cilën nuk ekzistonte pandemia.
Në kushtet kur turistët e huaj pothuajse nuk kanë lëvizur dhe kur vetëm disa grupe polakësh kanë arritur të vijnë të organizuar, ‘turizmi patriotik’ ka qenë i barabartë me mbijetesën e kësaj industri këtë verë.