• April 20, 2024 12:29 pm

U caktua i deleguari i PD në Kukës, Hoxha: Jam bir i Lumës, diktatura më largoi dhunshëm, natën

Falënderimi im i parë, pas përzgjedhjes si drejtuesi politik i demokratëve për 25 prillin në qarkun Kukës shkon tek anëtarësia e PD në Kamëz e Paskuqan, në degët 10, 11, 13 dhe 15 në Tiranë si dhe për bashkëkrahinarët e mi në Lumë që më propozuan ti përfaqësoja në atë proces të hapur përzgjedhjeje, bazuar në standardet demokratike të perëndimit ku aspirojmë dhe do te bëhemi pjesë.

Falënderim për Kryetarin Basha, që në konsultim me strukturat drejtuese të PD, më nominuan të drejtoj e përfaqësoj njërën prej trevave më mbështetëse në proceset e demokratizimit të Shqipërisë, Qarkun e Kukësit!

Jam larguar dhunshëm nga Luma kur isha i mitur, nxënës në klasën e dytë të fillores. Na hodhën familjarisht në karroceritë e makinave në mesnatë me më pak kujdes se thasët e patateve të Shishtavecit, që asokohe ushqenin Tiranën, drejt askundit të internimit.

Gjyshi im u pushkatua, pas një gjyqi publik, për veprimtari antiparti, atëherë kur sistemi po shtynte mbijetesën përmes terrorit, burgosjes e pushkatimeve.

Jam krenar për prejardhjen time antikomuniste, jam krenar me Lumën, Tropojen dhe Hasin që e vuajtën si askund tjetër gjysmë shekullin e diktaturës.

Jam vetëm njëri prej tyre, i barabartë me ta. Premtoj se si i tillë do vendos gjithçka mundem për kauzën e të drejtës, për liritë dhe barazinë e secilit, për një pushtet përballë të cilit njerëzit nuk ndihen të frikësuar.

Do të ju përfaqësoj me dinjitetin me të cilin më ka mëkuar treva jonë. Falënderim dhe për të gjithë ata që më përcjellin urime për kandidimin…te gjithë bashkë jemi shumë dhe bëjmë më shumë.

Me mirënjohje të sinqertë

Flamur Hoxha.  

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *