• April 20, 2024 3:49 pm

U skualifikua nga gara, flet Bashkim Shehu: Votuesit do jenë ngatërruar, mendonin se po me votonin mua

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, pretendon se anëtarësia e PD-së nuk ka qenë e mirinformuar për votimin e kandidatëve, ndaj edhe është skualifikuar.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama”, Shehu shprehet se ka pasur ngatërrime gjatë votimit. Ndërkohë, shton se nuk e priste që të skualifikohej.
Z. Shehu, jeni skualifikuar nga gara?
Bashkim Shehu: Aty ka mbaru votimi, por është komisioni që vendos.
Cili komision?
Bashkim Shehu: Është komisioni lart aty. Ata i numërojnë votat, por unë jam poshtë 20%. Plus që janë ngatërruar. Ka qenë një proces i ngatërruar ky. Anëtarët, duke votuar emrin tim, kanë menduar se po më bëjnë mirë. Ka qenë pak si votim i ngatërruar.

Pra, ju mendoni se anëtarët e PD-së nuk kanë qenë të informuar mirë për procesin e votimit?
Bashkim Shehu: Nuk e kanë kuptuar mirë këtë proces, sepse është hera e parë që përdoret ky proces votimi në Shqipëri, nuk është përdorur në asnjë çështje votimi tjetër. Plus edhe ngaqë ka qenë si ditë e parë dhe…. gjithsesi unë jam poshtë 20%, dhe tani e ka komisioni në dorë. Ka pasur votë kontestuese por…

Sa anëtarë kanë votuar kundër?
Bashkim Shehu: Ende nuk i kanë mbyllur procesverbalet. Nuk është se kemi qëndruar aty me thënë të drejtën.
Ju e keni pritur që të merrnit kaq vota kontestuese për t’ju skualifikuar?
Bashkim Shehu: Jo, kush e priste. Askush nuk pret votë kontestuese. Por ngaqë ka qenë si ngërç, edhe prandaj. Nuk është se janë dy kandidatë dhe fiton njëri, por janë 5 dhe votohet për skualifikim, është pak si e paqartë kjo.

 QARKU KUKËS

Dega Kukës, qarku Kukës:

ADMIR SINAMATI- KualifikohetARBEN CEJKU- KualifikohetBASHKIM SHEHU- PërjashtohetIBRAHIM BRUKA- KualifikohetSAHIT PRIZRENI-KualifikohetVJOLLCA VATA-Kualifikohet

Dega Tropojë, qarku Kukës:

BESNIK DUSHAJ- Përjashtohet, 227 vota kundërFERIDE RRAHMANI- Përjashtohet, 212 vota kundërISUF ÇELA –Kualifikohet, 11 vota kundërLUSH SUSAJ-Kualifikohet, 76 vota kundërMIMOZA HAJDARMATAJ-Kualifikohet, 52 vota kundërXHEM NEZAJ-Kualifikohet, 18 vota kundër

Dega Has, qarku Kukës:

AVENIR PEKA-KualifikohetDEMUSH KASTRATI-KualifikohetELEZ MACI-KualifikohetISMET JAKU-Kualifikohet

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *