
Vallja e Lumës
a’ valle e rrallë
këcimi i lumjanit
a’ art i gjallë
heu kur vallzon
lumjani
ushtonë Gjallica
e dridhet Kolosjani
vallja lumjane
a’ valle që shpërthen
kur vallzon lumjani
edhe qilla shkëlqen
n’valle lumjani
shkrihet i tani
edhe bylbylit n’mal
i mirret zani!