
Para disa ditësh ndërroi jetë në Belgjikë prof. Naim Basha, nga katundi Novosej i Kukësit, me banim që nga viti 1948 në Ferizaj, Kosovë.
Profesor i gjuhës shqipe, veteran dhe atdhetari i cili aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi Kosovë dhe Belgjikë.
Ansambi ‘Kastriotët’ në Ferizaj u pagëzua me këtë emër nga profesor Naimi. Profesori i ndjerë ishte edhe bashkëshorti i Kadrije Sllamnikut, sportistes së parë të hendbollit në Kosovë për gjinisë femnore.
Ai u varros me nderime dhe respekt nga bashkëqytetarët e tij në Ferizaj. I lehtë dheu për atdhetariin Naim Basha!
Naim Basha pas vete ka lënë gjurmë të thella në edukimin e shumë brezave të rinjë, këtë profesion Basha e deshti me shumë dashuri duke ja dhuruar kombit shqiptarë tërë dijen e tij për të mirën e edukimit të shumë brezave.
Naim Basha ishte një atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare duke kontribuar që një ditë populli shqiptarë të jetë i lirë e sovran.
Basha njeherit ishte i përndjekur politik nga shteti Serb duke u dënuar edhe me burgim nga forcat Serbe.
Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë shumë qytetarë, familjarë e atdhetarë të kombit, ndërsa aty u lexua edhe një përkujtim për veprën e Naim Bashës.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë punoi e sakrifikoi për këtë ditë të cilën sot po e gëzojmë.