• April 20, 2024 9:20 am

Vdekja e foshnjës në Has, fundi tragjik i paralajmëruar nga të gjithë

Dec 15, 2021

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë dhe mungesës së përkujdesjes.

Foshnja kishte ardhur në jetë nga një nënë me probleme mendore dhe nga një shtatzëni si pasojë e abuzimit. Nëna e foshnjës njihet nga komuniteti në Has dhe pushteti lokal për problemet mendore dhe pas lindjes së fëmijës, bashkia e Hasit i siguroi banesë, orendi, ushqime dhe ilaçe për nënën dhe fëmijën.

Çdo ndihmë rezultoi e kotë, pasi nëna nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijën e saj dhe pavarësisht tentativës për të marrë fëmijën dhe për ta dërguar në shtëpinë e foshnjës në mënyrë paradoksale një gjë e tillë nuk ndodhi, duke u mjaftuar me disa nënshkrime nga gjyshja e foshnjës që herë deklaronte se do ta mbante dhe herë shprehej se nuk kujdesej dot për fëmijën.

Papërgjegjshmëria e justifikuar e nënës dhe pamundësia burokratike e institucioneve, nuk arritën dot të shpëtonin jetën një foshnje, që jo për faj të saj u lind nga një person me probleme të shëndetit mendor dhe u la në mëshirë të fatit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *