
Ndërsa në Kukës dhe Has ditën e sotme nuk është raportuar për raste të reja me koronavirusin Covid-19, ndryshe ka ndodhur në Tropojë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 6 raste të reja të shënuara në Tropojë në 24 orët e fundit.
Fatkeqësisht një nga viktimat e raportuar sot nga Covid është një tropojan 67 vjeç.
‘Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova’, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.