
Kukësi në mëngjesin e 1 janarit të 2022 është zgjuar nën pushtetin e mjegullës së dendur.
Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, ndaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në disa zona të qarkut verior.
Edhe përdoruesit e Rrugës së Kombit duhet të bëjnë kujdes dhe të ulin shpejtësinë si dhe të rrisin vigjilencën pasi trafiku i lëvizjes është ende i lartë.
Policia rrugore këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.