• April 20, 2024 11:32 am

VIDEO/ 12 km radha e makinave në doganën e Morinit

Radhë kilometrike janë regjistruar edhe mëngjesin e kësaj të marte në pikën doganore të Morinës. Masat kufizuese anti-Covid për shtetasit e huaj që futen në Shqipëri, kanë bllokuar qindra mjete qytetarë në anën e Kosovës të kësaj pike doganore. Gjatësia e trafikut ka shkuar më shumë se 12 kilometra.

Qytetarët e pyetur nga SYRI TV janë shprehur të irrituar për situatën e krijuar prej dy ditësh, duke treguar se kanë pritur në radhë për më shumë se tre orë. Ata e quajnë jo normale situatën, duke kërkuar ndërhyrje nga strukturat shtetërore nga të dy shtetet, për t`i dhënë zgjidhje përfundimtare bllokimit në doganë.

Në të dyja pikat doganore punohet me kapacitete të plota, por kjo gjë duket se nuk ka arritur të shmang radhët kilometrike. Ndërkohë, në portin e Durrësit dhe pikat e tjera doganore në vend, situata këtë të martë është paraqitur më e qetë, pasi nuk ka pasur fluks hyrjesh dhe daljesh pikat kufitare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *