
Përveç rasteve të infektimit të moshave të mëdha, në Has janë infektuar edhe 3 fëmijë me koronavirus të variantit Delta.
Këtë e ka konfirmuar për RTSH Kukësin, mjeku pediatër në spitalin e Hasit, Sahit Jaku.
Mjeku thotë se 2 fëmijë janë duke u trajtuar me mjekim, dy prej të cilëve janë në Has dhe njëri prej fëmijëve është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Mjeku Jaku shprehet se po rritet numri i fëmijëve që po preken me variatin Delta.
Sipas tij, ka pasur shtim të rasteve edhe për shkak të temperaturave të larta dhe helmimeve nga ushqimet.