• April 20, 2024 8:30 am

Sot së bashku me shoqatën FENIX nga Kosova, kryetari i bashkisë Safet Gjici në prani dhe të ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani dorëzuan 6 shtëpi të reja me kushte plotësisht moderne dhe bashkëkohore për 6 familje që ishin në gjendje të keqe ekonomike por dhe në kushte tepër të këqija banimi.

Përveç kësaj nisme, kryetari Gjici së bashku me kryetarin e shoqatës FENIX diskutuan dhe për ndërtimin e disa shtëpive të tjera në një periudhë të mëvonshme.

Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij për shoqatën FENIX , dhe theksoi rëndësinë që ky bashkëpunim ka për Bashkinë e Kukësit, pasi ai adresoi një nevojë urgjente të bashkisë në fushën e strehimit.

Gjithashtu Gjici i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani dhe e falënderoj për mbështetjen

E gjithë vëmendja për Ju!

Të gjithë bashkë për Kukësin që Duam!

#KukësiNëPunë

Ky është një njoftim Zyrtar i Bashkisë së Kukësit

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *