
Java që po mbyllim ka njohur një rritje të madhe të raste me koronavirus në Kukës.
Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ditët e fundit ka pasur shumë infektime, kryesisht në qytet.
Shumica e rasteve me koronavirusin Covid-19 janë në qytetin e Kukësit dhe në institucionet vendore.
Shumë pak raste janë nëpër fshatra. Ndërkaq të pakta kanë qenë edhe rastet në shkollat e Kukësit.