
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Milot-Rubik.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë 5 makina që janë përplasur me njëra-tjetrën. Dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm disa të lënduar lehtë.
Siç edhe shikohet nga pamjet aksidenti ka qenë vërtetë i frikshëm, për shkak të përmasave të shkatërrimit të makinave.