VIDEO/ Aksioni i FNSH-së, prangoset i riu kuksian, ja çfarë ju gjet në shtëpi

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante drogë gjatë kohës që ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Samet Elezit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip ‘BMË’, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë së Kukësit:
Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Blic’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 31-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Blic’. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. E., 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip ‘BMW’, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *