VIDEO/ Aleks Visha gjobitet me 1 mln lekë, i bllokohet dhe ‘Lambo’

Personazhi i famshëm i “Tik Tokut”, Aleks Visha është gjobitur pasi qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit.

Ai ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet me mjeti tip “Lamborghini” që po drejtonte me shpejtësi shumë të lartë. Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të reja, ndërsa iu bllokua edhe “Lamborghini”.

Aleks Visha konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok” nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete sociale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon drejtuesit e automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndalimin e videove të tilla që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

“Policia Rrugore e Tiranës/ Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, sipas njoftimit të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *