VIDEO/ ‘Armata e Veriut’ rikthehet në shkallët e stadiumit, mbushet ‘Kukës Arena’

Kukësi inauguron impiantin e ri në ndeshjen e sotme ndaj Laçit me verilindorët që rikthehen të luajnë një ndeshje në shtëpinë e tyre pas plot tre vitesh.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Longo do të ketë kështu një motivim ekstra për të marrë maksimumin ndërsa në shkallët e stadiumit është rikthyer edhe tifogrupi i njohur ‘Armata e Veriut’.

Ultrasit e verilindorëve kanë qenë ata të cilët kanë vuajtur më së shumti ‘shtegtimin’ e skuadrës në sezonet e fundit duke mos e ndjekur rregullisht, mirëpo tashmë edhe ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre përkrah skuadrës së zemrës. Sakaq, edhe pjesa tjetër e stadiumit është mbushur me Kukësin që e pret një atmosferë e zjarrtë.

VIDEO/ ‘Armata e Veriut’ rikthehet në shkallët e stadiumit, mbushet ‘Kukës Arena’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *