VIDEO/ ‘Arrest shtëpie’ në hotel, ‘dënohet’ polici kuksian dhe shpëton gjyqtari

Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Xhevair Nërguti, i cili ka qenë punonjës i policisë i rolit bazë, i stacionuar për ruajtjen në dhomat e shoqërimit në Policinë e Kukësit.

Por, prej muajit nëntor 2019, në momentin e arrestimit të shtetasit Sebastian Viljamov, ai u ‘urdhërua’ nga eprorët që ta ruante në mjediset e një hoteli, ku i arrestuari ishte lënë në ‘arrest shtëpie’.

‘Kam qenë punonjës policie dhe jemi urdhëruar që ta ruajmë në ambiente hoteli. Hoteli ‘Gjallica’ ku ishte vendosur kishte 7 dyer. Gjykata shkruante në vendim se urdhërohej policia gjyqësore vetëm të ekzekutonte vendimin. Por, gjyqtari nuk kishte shkruar nëse duhet apo jo të ruhej. Apo kush duhet ta ruante. Shkruante vetëm që i arrestuari mos të largohej nga hoteli.

Ne na urdhëruan drejtuesit e Policisë së Kukësit. Njëherë ta ruanim, njëherë mos t’i merrnim sendet personale. Ai kishte telefona dhe gjithçka tjetër. U vendos në qendër të qytetit’ tregon denoncuesi, ish-punonjës policie.

Më tej pohon se shqiptaro-serbi është arratisur nga hoteli në datën 1 janar 2019. ‘Kanë ardhur 3 persona dhe e kanë kërkuar. Ishte dita e parë e vitit. Policia ishte në gadishmëri, dhe përveç meje dhe kolegut brenda hotelit, kishte edhe patrulla jashtë.

I arrestuari zbret në kafenenë me këta persona. Unë shkoj që ti marr ushqimet në dhomë, pasi atë ditë s’kishte guzhinë. Te lokali qendroi kolegu im. Kur erdha, ai kishte ikur’ thotë Xhevairi, ndërsa pohon se kanë shoqëruar 3 shtetasit që e ndihmua, madje u paraqitën edhe vetë vullnetarisht në komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *