
Kukësi ka zyrtarizuar një afrim të momenteve të fundit.
Mesfushori Luka Milunovic është ‘dhurata’ e fundit për trajnerin Diego Longo, që do të drejtojë për herë të parë në Superiore.
Mesazhi i Klubit te Kukesit ne Facebook:
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Luka Milunoviç është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin një kontratë njëvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Mesfushori serb vjen te skuadra jonë nga ekipi i Napredak ku u aktivizua së fundmi në kampionatin serb, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Debrecen, Aris Selanik e Partizani i Beogradit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Luka
Skeda e Lojtarit:
Emri: Luka Milunoviç
Mosha: 28 vjeç
Kombësia: Serb
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e meparshme: Napredak, Debrecen, Melaka, Sabah, Vozdovac, Aris, Platanias, Partizani Beograd, Zulte.