• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Bora e prillit zbardh Kukësin

Apr 2, 2022

Pas reshjeve të dendura të një dite më parë, në Kukës ka nisur bora mesditën e së shtunës.

Në Shishtavec kanë nisur reshjet e para të borës ndonëse me intensitet të ulët. Reshjet erdhën edhe për shkak të uljes së temperaturave ne lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht nuk raportohen probleme në akset rrugore rurale të zonave të thella.

Ndërkohë që vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec, e cila është nën trysnin e rënies së gurëve, ku nga dje firma mirëmbajtëse po punon për pastrimin dhe monitorimim e vazhdueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *