
Në Kukës janë boshatisur magazinat e miellit.
Qytetarët ditët e fundit kanë bërë blerje të shumta mielli në Kukës, duke bërë që të boshatiset tregu.
Por jo vetëm boshatisje, por edhe çmimi i miellit është rritur me 4 mijë lekë të vjetra.
Pas boshatisjes, gjatë ditës së sotme dhe nesër pritet të ketë furnizim të ri me miell në Kukës, duke krijuar rezerva të mjaftueshme.