• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Ç’po ndodh me stadiumin e Kukësit? E inspekton dhe Duka

Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, ndoqi punimet në stadiumin e ri të verilindorëve së bashku me kreun e FSHF-së Armand Duka.

Sipas Gjicit, impianti i ri do të jetë gati në periudhën shtator-tetor.

Ai shtoi se klubi do të luftojë sërish për të sjellë titullin kampion në qytetin verilindor të Shqipërisë, pasi skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të mposhtte dot Tiranën.

‘Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës, sepse tifozët e këtij qyteti e meritojnë’, deklaroi Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *