
Historia e Dedës tek filmi i prodhuar në vitin e largët 1974 ‘Rrugë të bardha’ është frymëzuese dhe për ditët e sotme.
Në këtë janar të vitit 2021, elektriçisti Xhemil Mezini në moshën 57-vjeçare vendosi të rrezikojë për banorët e zonës në Çajë të Kukësit dhe për t’u rikthyer energji elektrike.
Në videon e zbuluar duket se Mezini qëndron mes borës mbi shtyllën elektrike për të rregulluar defektin që ka ndodhur nga bora e mbrëmjes së djeshme dhe që ka dëmtuar linjën e transmetimit në kabinën Shehlerë të Çajës.
Ndryshe nga Deda, Xhemil Mezini është mirë dhe me guximin e tij i ka shërbyer banorëve të Çajës që mos ngelen në errësirë.